Monday , 28 September 2020

KRYEBASHKIAKJA VOLTANA ADEMI TAKIM ME AMBASADORIN E OSBE

Ambasadori i prezences se OSBE ne vendin tone Bernd Borchardt zhvilloi nje takim me Kryetaren e Bashkise Shkoder Voltana Ademi. Nje takim pa prezencen e mediave i cili zgjati rreth dy ore ne zyren e kesaj te fundit. Ne interesin e mediave shefi i OSBE ne Shqiperi nuk dha shume detaje per takimin.

” Ka qene nje takim dy oresh me kryebashkiaken, kemi folur per shume gjera”….

Ndersa ne pyetjen a folet per zgjedhjet ambasadori Borchardt u shpreh “Sigurisht”. Takimi nga sa mesohet mes Voltana Ademit dhe Borchardt ka qene i fokusuar ne procesin e dorezimit te zyres, ku mesohet se Ademi ka sqaruar ambasadorin per ceshtjen e ligjshmerise se mandatit te saj. Por edhe rrugen ligjore qe po ndjek mbi sipas saj paligjshmerite e 30 qershorit.

Në njoftimin zyrtarë të Bashkisë së Shkodrës thuhet se gjatë takimit që zgjati rreth 2 orë, janë diskutuar tema të aktualitetit politik në vend, problematikat e gjetjet e raportit paraprak te OSBE/ODIHR për procesin e 30 qershorit, kerkesa e paraqitur ne Gjykatë Kushtetuese nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë si dhe për situatën që ka pasuar votimin e 30 qershorit.Në kuadër të projektit të bashkëpunimit, Prezenca e OSBE-së në Tiranë, ka përzgjedhur Bashkinë e Shkodrës ndër 61 bashkitë në vend për për një projekt të ri për mbështetjen e qëndrueshmërisë të administratës publike, Kryebashkiakja Ademi shprehu gatishmërinë personale dhe të administratës së Bashkisë se Shkodres për të qenë pjesë e këtij projekti me një rëndësi të veçantë, jo vetëm për administratën por edhe zhvillimin e qytetit të Shkodrës.

Lexoni dhe kete

META: KA MBETUR DHE PAK KOHË PËR TË REFLEKTUAR

Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaroi sot se ka mbetur edhe pak kohë për të …