Wednesday , 30 September 2020

KRYEBASHKIAKU I LEZHES PREZANTON PUNEN 1-VJEÇARE

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu ka prezantuar punen 1-vjeçare në krye të kësaj njesie vendore. Duke folur para administrates dhe autoriteteve lokale Ndreu u shpreh se ndryshimet janë të dukshme, por sipas tij duhet të ishte bërë edhe më shumë por pengesa ka ardhur nga situata e krijuar nga termeti dhe pandemia.

Kryebashkiaku i Lezhës ka garantuar se mandati i tij përfundon në 2023.

Puna e Bashkisë Lezhë në këto 12 muaj që drejtohet nga socialistet u vlersua maksimalisht dhe nga Kryetari i Qarkut Eduard Ndreca dhe Prefekti Gjok Jaku.

Në këtë analize 1-vjeçare të punës së Bashkisë Lezhë u prezantuan të gjitha arritjet dhe objektivat për të ardhmen.

Lexoni dhe kete

NË MJERIM 10 MUAJ PAS TËRMETIT

Fran dhe Bardhe Krosi nga fshati Bushnesh, një zonë që ndan Kurbinin me Krujën, janë …