Wednesday , 20 June 2018

KRYEMADHI NGA SHKODRA: DOREZO “LOLO”- n, DO TE DEMASKOJME

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, teksa i ka kërkuar të dorëzojë ish-ministrin Tahiri dhe të lërë drejtësinë të bëjë punën e saj. Nga qyteti i Shkodrës, gjatë një takimi me strukturat e LSI, Kryemadhi deklaroi se Rama është kthyer në një lolo televizionesh, ndërsa gjendja e varfërisë dhe papunësisë në vend janë alarmante.

Sipas saj, LSI është e vendosur të demaskojë këtë kryeministër lolo dhe të gjithë zinxhirin kriminal. Më tej, Kryemadhi tha se qeveria mendon më shumë për oligarkët se për qytetarët dhe të rinjtë e papunë, duke shtuar se ajo iu zhvati 70 milionë euro qytetarëve për t’ia dhënë oligarkëve.

“Rama është kthyer në një lolo televizionesh. Rama të dorëzojë Lolon dhe të lërë drejtësinë të bëjë punën e saj. LSI e vendosur të demaskojë këtë kryeministër lolo dhe të gjithë zinxhirin kriminal. Rama një kryeministër në ikje i frikësuar. Nga frika Rama censuroi në televizione aktivitetin madhështor për Azem Hajdarin. Gjendja e varfërisë dhe e papunësisë në Shqipëri është alarmante. Qindra mijëra familje jetojnë me më pak se 2 dollarë në ditë. Qeveria mendon më shumë për oligarkët, se për qytetarët dhe të rinjtë e papunë. Qeveria u zhvati 70 milionë euro qytetarëve, për t’ia u dhënë oligarkëve. Me këto para do të ishin financuar 70 mijë vende të reja pune”, tha Kryemadhi.

Lexoni dhe kete

DEPUTETJA E PD: PO SHIHET MUNDESIA E BOJKOTIT TE PARLAMENTIT

Deputetja e PD-së Lindita Metaliaj sqaroi mbledhjen e kryesisë së PD-së ku është hedhur ideja …