KRYEMADHI PARALAJMËRON NGA TEATRI

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka deklaruar këtë të shtunë në një prononcim për mediat, se në mbrojtje të Teatrit Kombëtar do të jenë cdo natë, përfaqësues të politikës dhe jo vetëm, në mënyrë që askush të mos i afrohet dhe të cenojë këtë godinë me histori për gjithë shqiptarët.

Jashtë ambienteve të teatrit, ku kaloi natën në mbështetje të artistëve, Kryemadhi u shpreh se SPAK dhe drejtësia duhet të hapin sytë dhe të vënë para përgjegjësisë ata që duan të shembin teatrin, për të zgjidhur njëherë e përgjithmonë ngërçin.

Opozita vijon të jetë në mbështetje të aktorëve të teatrit kombëtar, për mos prishjen e kësaj godine.

Lexoni dhe kete

ULQINAKU: RAMA DHE RILINDJA JANE TASHME E SHKUARA E ZEZE E KETIJ VENDI

Nga Izmira UlqinakuFryma e shpresës dhe e besimit te Partia Demokratike dhe opozita ndjehet në …