Wednesday , 27 June 2018

KRYEMADHI: RAMA NË GJAK ME RININË SHQIPTARE

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së, reagoi me anë të një deklarate për mediat duke ngritur akuza ndaj Kryeministrit Rama, pasi sipas saj ka urdhëruar arrestimin e 8 vajzave.

 “Kishin dalë me një parullë që të ndërgjegjësohej që të ikë dhe të mos kthehej më. Edi Rama nuk është mësuar me parulla të tilla. Ai urdhëroi arrestimin e vajzave. Sot ishim me qindra mijëra, nesër do të jenë më shumë. T’i tregojmë fytyrën e vërtetë të qeverisë së krimit”, tha Kryemadhi.

Më tej, Kryemadhi akuzoi Ramën duke thënë se segmente të tij gjakosën një të re. “Gjaku i Floida Kërpaçit nuk do të lahet. Segmente të Ramës gjakosën Floidën, por edhe shumë gra e vajza që ishin sot në protestë. Edi Rama në gjak me rininë shqiptare”, tha kryetarja e LSI.

Lexoni dhe kete

PARTIA SOCIALISTE FESTON 27-VJETORIN E THEMELIMIT

12 Qershori shënon një datë të veçantë për Partinë Socialiste në vendin tonë. Është data …