Kryeministri Edi Rama ka marrë këtë të enjte dozën e tretë të vaksinës kundër Covid.
Në një komunikim për mediat, Rama u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të vaksinohen, ndërsa paralajmëroi se mund të vijë momenti kur mund të kërkohet edhe pasaporta e vaksinimit për të shkuar në punë.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri u shpreh se vaksina kundër COVID-19 nuk të mbron nga infektimi, por nga vdekja, pasi personat e vaksinuar e kalojnë virusin me simptoma më të lehta.
Rama theksoi se vaksinimi nuk është me detyrim, por ajo që po e bën e gjithë bota.