KRYEMINISTRI GJATE DEGJESES ME QYTETARET IRONI ME ADEMIN: SI TE FLASESH ME MURET

Gjatë dëgjesës publike me qytetarët e Shkodrës, kryeministri Rama u shpreh se në muajt në vijim do të vijojë koalicioni me qytetarët e sa i përket problemeve me  gjykatat, ai shtoi se shteti nuk mund të ndërhyjë por do të jetë Vettingu ai i cili do të pastrojë sistemin gjyqësor.

Kush mendon se i zgjidh problemet sa hap e syte gabon. Të drejtën qytetarit ia jep gjykata dhe ne në gjykata nuk ndërhyjmë dot por vettingu do të krijojë presion te gjykatësit dhe prokurorët që të jenë më të përgjegjshëm. Duhet pastruar sistemi nga metazstaza e korrupsionit që ka nënshtruar sistemin gjyqësor.”

Rama gjatë fjalës së tij  u ndal edhe tek raporti me bashkinë Shkodër e cila drejtohet nga Voltana Ademi, për të cilën u shpreh se është sikur të flasësh mur pas muri. “Sa i përket bashkisë ju e dini se cfarë mendoj por është rasti që shkodranët të kuptojnë se vota vlen sepse është vota që ta bën oborrin park. Flasim sa të doni për Voltanën por nuk ka vlerë. Me këtë zonjën për të bashkëpunuar nuk është kjo si të flasësh me murin por si të flasësh si mur pas muri”

Kryeministri Rama u ndal edhe tek nevoja e takimit me qytetaret. “Këto takime janë të rëndësishme që të zgjidhim problemet.Të gjitha problemet që kanë njerëzit në zyrat e shtetit do të trajtohen në mënyrë specifike. Do të vendosim nën presion maksimal të gjithë ata që janë në zyrat e shtetit.” Në fund, Rama prezantoi edhe hapjen e një zyre në të ardhmen, ku secili do bëjë prezente problemet e tyre për të bërë të mundur këtë koalicion me njerëz të zakonshëm.

Lexoni dhe kete

COUTILLO :REFORMA NE DREJTESI PO HAS NE VESHTIRESI

Alberto Cutillo, i pranishëm në Shkodër në kuadër të festës kombëtare të Italisë që u …