KRYEMINISTRI IRLANDEZ RIKTHEHET NË PUNË SI MJEK PËR TË LUFTUAR COVID-19

Leo Varadkar ka bërë një gjest të madh duke lënë kostumin e kryeministrit të Iralandëz për të luftuar koronavirusin si mjek.

41- vjeçari do të kryejë një sesion në javë për shërbimin shëndetësor dhe tashmë është i regjistruar në Këshillin Mjekësor të Irlandës.

Po ashtu shumë nga familjarët dhe miqtë e tij janë mjekë dhe janë përfshirë në luftën kundër koronavirusit dhe Varadkar u ofrua vetë për ta kryer këtë detyrë.

Leo Varadkar u diplomua për mjekësi në Trinity College Dublin dhe la profesionin në 2013, para se të bëhej politikan.

Lexoni dhe kete

HAPET PIKA KUFITARE MURIQAN – SUKOBINË

Lëvizja është normale dhe qytetarët i janë gëzuar hapjes së kufirit si nga ana e …