Kryeministri Edi Rama ka bërë këtë të premte një përmbledhje të situatës me të cilën u përball vendi ynë nga përmbytjet, pas reshjeve intensive të shiut.
Sipas Ramës, e kaluam me sukses këtë test sfidues.
Ndër të tjera, Rama tha se shteti është vënë totalisht në lëvizje për situatën dhe se pasojat këtë herë kanë qenë shumë më të pakta, në raport me pasojat nga koha kur binte shumë shi, përpara qeverisjes socialiste.