Saturday , 27 November 2021

KRYEMINISTRI RAMA MBLEDH SEKRETARIATIN NË SELINË E PS, GJIKNURI: KY MANDAT I TRETË ËSHTË MË I VËSHTIRË

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të marte në selinë e PS sekretariatin, mbledhje që vjen 3 ditë para seancës së parë të legjislaturës së X në Kuvend, që do të mbahet këtë të premte.

Diskutimet janë fokusuar te legjislatura e re dhe programi qeverisës. Duke folur për herë të parë pas marrjes së detyrës së re në ekipin socialist, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, dha detaje për mbledhjen e zhvilluar.

I pyetur në lidhje me pakënaqësitë në PS pas Asamblesë kur u zgjodhën edhe strukturat e reja drejtuese, Gjiknuri tha se nuk ka asnjë pakënaqësi të shprehur në mënyrë të strukturuar.

Seanca e parë e legjislaturës së X të Kuvendit të Shqipërisë është përcaktuar me 10 shtator dhe të gjithë emrat e Qeverisë së re tashmë janë bërë publike. 12 gra e 5 burra do të jenë anëtarët e rinj të Qeverisë, ku numri 2 i saj është Arben Ahmetaj.

Lexoni dhe kete

BERISHA: 11 DHJETORI DO TË JETË FILLIMI I REVOLUCIONIT PAQËSOR

Pavarësisht vendimit të Bashës për mbledhjen e Kuvendit më 18 dhjetor, Sali Berisha ka theksuar …