Monday , 21 January 2019

KRYEMINISTRI RAMA NDRYSHON KABINETIN QEVERITAR

Kryeministri Edi Rama ka zyrtarizuar ndryshimet në kabinetin qeveritar. Lindita Nikolla, Arben Ahmetaj, Ditmir Bushati, Damian Gjiknuri janë larguar nga kabineti qeveritar. Kështu, Ministrinë e Arsimit do ta drejtojë zëvëndësministrja aktuale Besa Shahini. Ministre e re e Financave do të jetë Anila Denaj drejtuesja aktuale e Fondit të Shërbimit Kombëtar Shëndetësor. Ministri i ri i Jashtëm do të jetë zëvëndësministri aktual Gent Saka. Ministre e re e Infrastrukturës do të jetë Belinda Balluku. Edhe ministri i Bujqësisë Niko Peleshi ka lënë detyrën duke u zëvëndësuar nga Blendi Cuçi. Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka lënë detyrën për t’u zëvëndësuar Elva Margariti, këshilltare në kryeministri dhe kordinatore e projektit 100 fshatrat. Sonila Qato ikën dhe vjen Eduard Shalsi si ministër për Mbrojtjen e Sipërmarrjes. Gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Rama ka theksuar se këto ndryshime duhen parë si një reflektim i cili do të çojë në një fitore të mandatit të tretë të Partisë Socialiste.

Gjithashtu është rikthyer pozicioni i ministrit për Marrëdhëniet me Parlamentin që do të drejtohet nga Elisa Spiropali.

Lexoni dhe kete

28-VJETORI I THEMELIMIT TE PD-se NE LEZHE

U mblodhen te gjithe, themelues, ish deputete e deputete te tanishem, ish drejtues dhe kreret …