Breaking News

KRYEMINISTRI RAMA, URIM MIREMENGJESI ME INVESTIMET NE QARKUN SHKODER

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Qarkun e Shkodres si urim miremengjesi per ndjekesit e tij ne rrjetin social “facebook”. Ashtu si cdo mengjes qe pershendet ndjekesit e tij me ndonje investim te qeverise, kete te premte kryeministri Rama zgjodhi investimet e realizuar ne qarkun e Shkodres. Ai ka zgjedhur pamje nga punimet e fundit te bera ne Uren e vjeter te bunes, rrugen Shkoder – Velipoje dhe unazen e re te Vau Dejesit.

“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje nga Ura e rikonstruktuar e Bunës në Shkodër dhe të punimeve për Unazën e re të Vaut të Dejës si edhe të rrugës së re turistike Shkodër-Velipojë, ju uroj një ditë të mbarë.”- shkruan Rama. Bashke me mesazhin e tij Rama ka bashkengjitur edhe nje video.

Nderkohe, ky postim mund te konsiderohet edhe si nje reagim per kryebashkiaken e Shkodres, Voltana Ademi. Kjo e fundit, nje dite me pare, postoi foto nga gjendja e mjeruar e banoreve ne Njesine Administrative te Postribes, ku beri edhe nje apel per qeverine qe te degjonte dhe te merrte masa se paku per ndihmen sociale.

Lexoni dhe kete

“GURI I ZI, N’FEST”, PROMOVIMI I VLERAVE TE ZONES

Bashkia Shkodër ka organizuar këtë të premte aktivitetin “Guri i Zi n’FEST”. Një aktivitet që …