Kryeministri i vendit Edi Rama ishte në qytetin e Lezhës, ku ka inspektuar disa investime qe po kryhen nga Qeveria Shqiptare në këtë qytet.I shoqeruar nga Ministerja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglenatina Gjermeni dhe kryebashkiaku i Lezhës Viktor Tushaj kryemnistri Rama fillimisht eshte ndalur duke parë nga afër punimet e përfunduara në rikonstruksionin e fasedes së një pallati në qendër të Lezhës.Ky investim i cili kape vlerën e 10 miloënë lekëve të reja ka përmirësuar jetesen për banorët e këtij pallati, ndërsa i ka dhënë një pamje tjetër edhe qendrës së qytetit të Lezhës.
Më pas Rama është ndalur tek investimi që po kryhet në rikostruksionin e 36 banesave të komunitit Rom që jetojnë në lagjen Skëndërbeg.Ky projekt i cili ka nisur prej disa ditësh kap një vlerë prej 94 milon lekësh të vjetra dhe do të ndikojë në përmisrësimin e kushtëve të jetesës për këta familje, duke bërë që dhe ata të integrohen në shoqëri si të tjerët.Ndalesa tjetër e kryeministrit Rama ka qenë rikonstruksioni i urës së vjetër mbi lumin drin, investim i cili ka përfunduar prej kohësh dhe ka ndikuar në çlirimin e trafikut në qytetin e Lezhës.Më pas Rama i shoqëruar edhe nga kryebashkiaku Tushaj është ndalur tek investimi që po kryhet në qendrën e qytetit të Lezhës.Ai ka parë nga afër ecurinë e punimëve që po kryhen në sheshin para bashkisë i cili është një investim i Qeverisë Shqiptare me vlerë 3 milion euro, ndësa me përfundimin e tijë Lezha pritet që të marrë një pamjet tjetër.
Ashtu si dhe heret e tjera kur ka qenë i pranishëm në Lezhë kryeministri Rama nuk ka dhënë asnjë koment për mediat duke qëndruarlarg syrit të gazetarëve të cilët kanë pritur ndonjë koment prej tijë.Gjatë bisedimëve me kryebashkiakun Viktor Tushaj është bërë e ditur se ata kanë dikutuar për përfundimin e këtyre investimëve para zgjedhjeve të 21-qershorit, kjo si një mënyrë për të marrë votat e lezhjanëve. Gjatë vizites së tijë në Lezhë është vënë re mungesa e deputëve të mazhorancës në këtë qark, ndërsa ashtu si dhe gjatë vizitave të tjera të kryeministri të vetmit që e kanë shpqëruar kanë qenë përfasues të Lëvizjës Socialiste për Integrim.Duke parë vizita e shpeshta të Ramës në këtë qytet dhe në të gjitha këto vizita shoqërohet nga kryebashkiaku Tushaj me të gjithë gjasat, duket se kandidat i së majtës për bashkinë e Lezhës do të jetë Viktor Tushaj i cili kërkon një mandat të tretë për këtë njesi vendore.