KRYEPROKURORI, META: DIALOG, JO HAPA TE NJEANSHEM

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka komentuar për herë të parë debatin për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri. Përgjegjësi ekskluzive të Kuvendit e ka cilësuar kreu i shtetit, por ka shtuar se duhet dialog mes palëve, pasi sipas tij, zgjedhja e njëanshme e titullarit të organit të akuzës, nuk do ndihmonte në garantimin e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë.

“Për sa i takon çështjes së Prokurorit të ri të përgjithshëm sikurse ju e dini kjo është një përgjegjësi ekskluzive e Kuvendit të Shqipërisë, si president dua të nënvizoj përderisa kemi të bëjmë me një cështje të rëndësishme të një institucioni kyç të drejtësisë, që duhet respektuar Kushtetuta dhe fryma e saj dhe është e rëndësishme që të ketë mes aktorëve kryesorë një dialog të shpejtë të përgjegjshëm dhe të bazuar mbi standarde transparente për zgjidhjen e kësaj çështje, pasi çdo hap i njëanshëm nuk do i ndihmonte pavarësisë së institucioneve dhe rritjes së besimit të institucioneve të drejtësisë”, u shpreh Meta.

Deklaratat e tij, Presidenti Meta i bëri gjatë takimit në Tiranë me homologun malazez, Philip Vujanoviç.

Lexoni dhe kete

QARKULLONTE ME ARME ZJARRI, ARRESTOHET 32-VJEÇARI

Një 32 vjecari nga Shkodra është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi i është gjetur …