Wednesday , 17 January 2018

KRYEPROKURORI I PËRKOHSHËM, ZYRTARIZOHEN 3 KANDIDATËT

Arta Marku, Ferdinand Elezi dhe Arqile Koçi janë tre kandidatët në garën për postin e Kryeprokurorit të përkohshëm të Republikës. I pari që u bë pjesë e kësaj gare ishte prokurori i Durrësit i cili një ditë më parë dorëzoi dosjen pranë Kuvendit. Ndërsa këtë të martë, kanë aplikuar edhe Arta Marku, prokurore në Shkodër, si dhe Arqile Koçi, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, pak orë përpara skandimit të afatit të vendosur nga Kuvendi për administrimin e kandidaturave. Ora 18:00 e kesaj te marte është afati final kur do pranohen aplikimet për kryeprokuror të përkohshëm, në vend të Adriatik Llallës, të cilit i ka përfunduar mandati që në datën 7 dhjetor.

Ndërkohë po kete te marte, kryeministri Edi Rama ftoi sërish shefin e opozitës, Lulzim Basha, që të pranojë dialogun dhe të vendosë drejtësinë mbi frikën, për të zgjedhur bashkërisht titullarin e organit të akuzës. Ndërsa një mesazh i fortë ishte ai i ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu i cili u shpreh se duhet një Prokuror i cili nuk mbron të korruptuarit, ndërsa apeloi për marrëveshje mes palëve politike.

Lexoni dhe kete

HETIMI PER ATENTATIN ME BOMBE NE RUS TE SHKODRES

Ende asnje të dyshuar për atentatin me bombë të së shtunes ndaj Lulzim Kullës, pavarësisht …