Thursday , 22 February 2018

KRYEPROKURORJA ARTA MARKU NE SHKODER

Kryeprokurorja e Shqipërisë Arta Marku ishte në Prokuororinë e Shkodrës ku zhvilloi edhe analizen vjetore të këtij institucioni dhe të dy gjykatave asaj të Apelit dhë të rrethit.  Burime të ndryshme bëjnë me dije se Marku përpara prokurorëve, krereve të gjykatave dhe drejtorit të policisë Shkoder, të cilët ishin ftuar në këtë analizë, ka kërkuar që i gjithë stafi i prokurorisë të njihet mire me reformën në drejtësi. Një nga kërkesat e Markut ka qënë që të tregohet kujdes gjatë punës dhe një nga sfidat kryesore është përmirësimi i imazhit të këtij institucioni, mësohet të jetë shprehur ajo. Gjithashtu kryeprokurorja ka kërkuar një maredhenie tjetër me publikun, duke qënë më i hapur ky institucion përballe problemeve që qytetarët kanë, e duke tentuar tu jepet zgjidhje.

Në raport me median, ashtu siç edhe e ka shfaqur publikisht profilin e saj Arta Marku, ka kërkuar që të gjithë prokurorët të kenë kujdes në informacionet që dalin nga ky organ i akuzës, duke theksuar se në këtë pikë duhet të jetë prioritar zbatimi i ligjit dhe aq sa ky i fundit lejon, t’u bëhet publike zyrave të shtypit dhe gazetareve. Shkodra duke qënë një nga qarqet problematike sa i përket krimit të organizuar, apo luftës ndaj kanabisit mësohet se është kërkuar më shumë punë në këtë drejtim, hetime të thelluara dhe goditje të grupeve kriminale. Janë një sërë dosjesh që kjo prokurori ka në duar, prandaj është kërkuar më shumë rezultate dhe efikasitet. Duke qënë se Arta Marku e njeh shumë më mirë se çdo prokurori tjetër, atë të Shkodres, pasi ka punuar prej 15 vitesh aty, ajo i ka dhënë mbështetje maksimale titullarit Anton Martini që të mos ndalet përballë çdo rasti, duke goditur me forcën e ligjit fenomenet shqetësuese në këtë rajon.

Publikisht pak ditë më parë ministri i brendshëm falenderoi policinë e Shkodres dhe prokurorinë që falë hetimeve të përbashkëta kanë arritur deri më tani të godasin 2 grupe kriminale, por që në këtë qytet janë edhe të tjera që duhet të marrin të njëjtën përgjigje nga shteti.

Lexoni dhe kete

MASKAT GRABISIN BANESEN NE LEZHE

Një banesë u grabit në rrugen “Fran Ivanaj” të qytetit të Lezhës. Ngjarja ndodhi rreth …