“KRYEPROKURORJA U ZGJODH PER TE MBULUAR POLIKANET E LIDHUR ME KRIMIN”

Ne nje dalje per mediat kete te marte, kreu i Partise Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi edhe njehere qeverine Rama per zgjedhjen e kryeprokurores se perkoheshme, Arta Marku. Sipas kreut të PD-se, te henen nuk u zgjodh kryeprokurore Arta Marku, por vetë Edi Rama, me qëllimin për të mbuluar politikanët e lidhur me krimin. Basha e cilësoi nul votimin e mazhorances në Kuvend, duke shtuar se kjo zgjedhje antikushtetuese tregon se Rama është në panik se po dalin fakte të reja të lidhjes së Tahirit me bandat kriminale.

Kreu demokrat, Lulzim Basha, i është përgjigjur edhe ambasadorit Donald Lu, pas kritikave të këtij të fundit për protestën e opozitës, duke i thënë se në SHBA një qeveri e lidhur me krimin do të ishte rrëzuar dhe një ministër si Saimir Tahiri do të ishte në burg.

Lexoni dhe kete

PAA NIS PERGATITJET PER ZGJEDHJET LOKALE

Nga shkodra Partia Agrare Ambientaliste ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale të 2019, në takim …