KRYETARI I KUVENDIT TE KOSOVES, VIZITE NE BASHKINE SHKODER

Kryetari i Kuvendit te Kosoves, Kadri Veseli, sebashku me delegacionin e tij, ka zhvilluar pasditen e kesaj te Enjte nje vizite ne Bashkine Shkoder. Ai u prit nga kryebashkiakja e Shkodres, Voltana Ademi dhe stafi i saj. Ne fjalen e tij, Veseli u ndal me shume per te folur per ndeshjen Kosove – Kroaci, ndersa tha se Shkodra njihet si qender e lashte e trashegimise se kultures.

Nga ana tjeter, kryebashkiakja Ademi e quajti kenaqesi viziten e Veselit ne kuader te marredhenieve me qytetet e Kosoves dhe tha se po perpiqemi te bejme aktivitete te perbashketa.

Pas fjales se tyre, kryebashkiakja Ademi i dhuroi kyetarit te Kuvendit te Kosoves nje punim artizanal simbolik, ndersa ky i fundit i dhuroi kryebashkiakes Ademi shallin me flamurin e Kosoves. Me pas, kryetari Veseli ka lene godinen e Bashkise Shkoder, dhe nen shoqerimin e kryebashkiakes Ademi, i eshte drejtuar muzeut kombetare te fototekes Marubi. Gjate rruges, Veseli u ndal per tu pershendetur me tifoze te Kosoves dhe pas mberritjes ne muzeun “Marubi” u njoh me fotografite e vjetra te ketij muzeu, teksa nga dalja u shpreh ne nje fitore te Perfaqesues se Kosoves.

Me pas, kreu i kuvendit te Kosoves, sebashku me delegacionin e tij i eshte drejtuar stadiumit “Loro Borici” per te ndjekur takimin mes Kosoves dhe Kroacise.

Lexoni dhe kete

MEDIU: NË ZGJEDHJET E 25 PRILLIT, QYTETARËT TË SHOHIN INTERESAT E TYRE

Kreu i PR, Fatmir Mediu, zhvilloi disa takime me banorë të zonës së Levanit të …