Friday , 3 December 2021

KRYETARJA E BASHKISE VOLTANA ADEMI I PERGJIGJET KQZ-se: ME SHKRESEN TUAJ ME SHANTAZHONI MUA

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, i është përgjigjur kërkesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zbatimin e Kodit Zgjedhor, pas përplasjeve të ashpra në KZAZ-të e qytetit verior. Në një letër drejtuar KQZ, Ademi sqaron përmes argumenteve ligjorë se ka zbatuar të drejtën që i jep Kushtetuta, Kodi Zgjedhor dhe dekreti i Presidentit.

“Ne cilesine e Kryetares se Bashkise Shkoder, kam zbatuar dhe do te zbatoj me perpikrneri te gjitha kompetencat, te drejtat dhe detyrat qe me jep ligji, Kushtetuta e Republikes se Shqiperise, Kodi Zgjedhor dhe Dekreti e Presidentit”, thuhet në shkresë. Madje kryebashkiakja e Shkodres ne letren zyrtare akuzon KQZ-nw se po shantazhohet. Referuar shkreses suaj nr.11868 prot, date 18.06.2019, me shantazhoni mua ,Voltana Ademi Kryetare e Bashkise Shkoder se kam tejkaluar kompetencat, te drejtat dhe detyrat e njohura nga Iigj i nr. 139/2015″ Per Veteqeverisjen Vendore”.

Ademi ne shkrsen zyrtare rreshton gjitha argumentat ligjor te cilat ajo si Kryetare e Bashkisw sw Shkodrws ka kryer ne zbatim te mbarevajtjes se procesit zgjedhor si dhe mbi veprimet e ndermarra ligjore pas zhdekretimit te dates se zgjedhjeve nga Presidenti I vendit.

Ademi e mbylle shkrsen e saj zyrtare drejtur KQZ duke thene: sa me siper kam zbatuar dhe do zbatoj me korrektesi , seriozitet dhe transparence detyrimet qe me ngarkon ligj i ne ushtrimin e funksioneve ne cilesine e Kryetares se Bashkise Shkoder.

Lexoni dhe kete

PS SHKODËR MBLEDHJE PËR TË AFRUAR SA MË SHUMË GRA NË PARTI

Partia Socialiste dega Shkodër ka organizuar një mbledhje, ku në fokus ishte përcjellja e mesazhit …