Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar këtë të marte një vizitë në Shkodër, ku ka takuar disa banorë të prekur nga përmbytjet e fundit, ndërkohë zhvilloi një bisedë edhe me kryebashkiaken Voltana Ademi.
Kjo e fundit u shpreh se dëmet janë të konsiderueshme dhe u ndal te shkarkimet.
Ndërsa Kryemadhi i ka propozuar Ademit të bashkëpunojnë për përballimin e kësaj situate, teksa ka shtuar se kostoja e dëmeve është zero në buxhetin e shtetit në krahasim me fitimet që merren nga shitja e energjisë së hidrocentralit.
Banorët kërkuan më shumë angazhim nga qeveria në këtë situatë.