Tuesday , 18 December 2018

KRYMI E SHERRI NË SHËNJESTËR TË EKIPEVE TË SUPERLIGËS

Tek Vllaznia ende janë në pritje të nisjes së përgatitjeve për sezonin e ri, por ndërkohë disa prej lojtarëve vazhdojnë të jenë të kërkuar në merkato. Dy ditët e fundit në media po flitet për një interesim për dy prej tyre. Konkretisht, Skënderbeu dëshiron mesfushorin Ardit Krymi ndërsa Tirana po kërkon portierin Alen Sherri. Largimi I tyre nga Shkodra konsiderohet thuajse I pamundur sepse ata janë nën kontratë me kuqeblutë dhe për më tepër, drejtuesit e Vllaznisë I konsiderojnë ata të dy pjesë e rëndësishme e projektit të tyre. E rëndësishme është që lojtarët e rinj shkodranë vazhdojnë të jenë gjithnjë në qendër të merkatos. Ka mjaftuar një dëmtim I Nimagës dhe drejtuesit e Skënderbeut kanë hedhur menjëherë sytë nga skuadra veriore për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Krymi konsiderohet një lojtar shumë I përshtatshëm për këtë pozicion dhe për më tepër, është vetëm 22 vjeç. Atë e kanë kërkuar më parë edhe Tirana dhe Partizani por Vllaznia “u ka mbyllur derën”. Mbetet për t’u parë sesi do t’I rezistohet ofertës së Skënderbeut megjithatë edhe këtë herë pritet që të mos ketë asnjë akord. Ndërkohë tek Tirana portier I parë ka qenë planifikuar veterani Ilion Lika por prej disa kohësh është I dëmtuar dhe ende nuk është rikuperuar. Në këto kushte, drejtuesit bardheblu kanë nisur përpjekjet për të gjetur një portier tjetër dhe një nga alternativat më të mundshme ka qenë ajo e portierit të Vllaznisë Alen Sherri. 20 vjeçari konsiderohet me të ardhme dhe do të ishte një investim I rëndësishëm por vështirë se shkodranët do të lejojnë të heqin dorë prej tij.

Në këtë mënyrë, vetë paraqitjet e këtyre futbollistëve kanë bërë që të jenë të kërkuar në treg dhe ky është një tregues I vlerave që ato disponojnë. Nga Akademia Vllaznia gjithë këto vitet e fundit kanë dalë lojtarë të talentuar dhe Krymi e Sherri janë dy prej tyre.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL MESHKUJ/ VLLAZNIA MUNDET NGA PARTIZANI

Faza e dytë e kampionatit është mbyllur me një tjetër disfatë për ekipin e basketbollit …