KUÇI: SELAJ, MEDALJE NË OLIMPIADË NËSE KA MBËSHTETJE

Suksesi i boksieres shkodrane Elsidita Selaj që vetëm pak kohë më parë u shpall nënkampione Europe mund të mos ndalet këtu. Ajo mund të arrijë gjëra edhe më të mëdha në të ardhmen e saj nëse institucionet përkatëse e mbështesin. Trajneri i saj Jetmir Kuçi ka qenë i ftuar në emisionin “Sport Arena” mbrëmjen e së hënës në televizionin Rozafa ku ka premtuar edhe medalje olimpike por nga ana tjetër, ka paralajmëruar edhe ndërprerjen e punës me të nëse nuk gjen mbështetjen e duhur.

Në këtë emision është folur edhe për futbollin dhe në studio kanë qenë të ftuar ish- futbollisti i Vllaznisë Edmond Doçi dhe analisti Apollon Haxhi. Po ashtu, kanë qenë të ftuar edhe dy sportistë cilësorë të Sportklub Vllaznia, volejbollistja Antoneta Molla dhe boksieri Angjelin Dardha të cilët kanë premtuar të tjera trofe për sportin shkodran.

 

Lexoni dhe kete

BOKS, VLLAZNIA SHPALLET KAMPIONE ME 16-VJEÇARËT

Boksi shkodran vazhdon të dominojë dhe të thotë fjalën e tij jo vetëm me të …