Monday , 28 September 2020

KUKËSI E LAÇI BARAZIM NË “LORO BORIÇI”

Përpos ndeshjes Vllaznia- Tirana, stadiumi “Loro Boriçi” i Shkodrës ka pritur këtë fundjavë një tjetër ndeshje të Kategorisë Superiore, pikërisht atë në mes Kukësit dhe Laçit. Në fund të 90 minutave shumë të luftuara, dy skuadrat kanë ndarë nga një pikë në barazimin 1-1.

Në fillim kanë qenë laçianët që kanë kaluar të parët në avantazh me anë të sulmuesit të tyre Nuabeze ndërsa për kukësianët ka qenë Musta ai që ka barazuar shifrat tre minuta para fundit të ndeshjes. Ndërkohë, me këtë rezultat duket se nuk kanë qenë të kënaqur asnjëri prej ekipeve dhe kjo është reflektuar edhe në deklaratat e trajnerëve Shpëtim Duro dhe Sulejman Starova pas ndeshjes.

Pas javës së tretë të kategorisë superiore, janë tre skuadra që udhëheqin renditjen me nga 7 pikë dhe pikërisht Partizani, Kukësi e Teuta, ndërkohë që Vllaznia është e pozicionuar në vendin e shtatë me 4 pikë.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA MIQËSORE ME KUKËSIN TË SHTUNËN NË TIRANË

Nuk kanë fund miqësoret për ekipin e Vllaznisë. Mosnisja ende e kampionatit të ri, ka …