Wednesday , 11 December 2019

KUKËSI – VLLAZNIA TË DIELËN NË “ELBASAN ARENA”

Pas kualifikimit në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë, Vllaznia prej paradites të së enjtes ka nisur përgatitjet për ndeshjen e rradhës, atë për kampionat ndaj Kukësit. E përcaktuar për ditën e dielë në orën 17.00, u mendua fillimisht se ajo do të zhvillohej në Kamëz por sot është vendosur që takimi do të luhet në “Elbasan Arena”. Megjithatë kjo nuk përbën ndonjë problem për kuqeblutë. Morali në rradhët e tyre duket I lartë pas fitores së arritur ndaj Skënderbeut javën e kaluar.

Përpos kësaj, kontigjenti I lojtarëve tashmë është thuajse I plotë dhe ka vetëm ndonjë shqetësim të vogël sa I takon gjendjen fizike të një apo dy lojtarëve megjithatë trajneri Jonuz nuk e ka shumë mendjen tek to. Formacioni I parë tashmë ka më shumë alternativa dhe për rrjedhojë ndaj Kukësit pritet që të hedhë në fushë 11-shen më të mirë. Vllaznia kuptohet që do të synojë të mos dalë pa pikë nga ky ballafaqim I vlefshëm për javën e shtatë të kategorisë Superiore pavarësisht se përballë do të ketë një nga ekipet me sulmin më të mirë të kampionatit siç është Kukësi. Megjithatë kjo nuk duket ndonjë problem sepse kuqeblutë aktualisht kanë mbrojtjen më të mirë.

Skuadra ka pësuar vetëm dy gola deri më tani dhe madje edhe ato ndoshta në mënyrë aksidentale në sfidën ndaj Tiranës. Në ndeshjet e tjera ky repart, por edhe portieri Sherri janë paraqitur në lartësinë e duhur dhe shpresohet shumë që kjo ecuri të vazhdojë edhe më tej sepse vetëm në këtë mënyrë skuadra mund të rritet në klasifikim.

Lexoni dhe kete

BASHKIMI PRIZRENIT MUND VLLAZNINË NË MIQËSORE

Fundi i vitit po shoqërohet me disa aktivitete përmbyllëse për 100 vjetorin e krijimit të …