Sunday , 17 February 2019

KULTIVIMI I BIMEVE NARKOTIKE, MBLEDHJE NE SHKODER

Nese do te kete te njejtin perkushtim si nje vit me pare, atehere Shkodra do te shkoje drejt shifres 0 persa i perket kultivimit te bimeve narkotike. Keshtu u shpreh nga qyteti i Shkodres, drejtori per rendin dhe sigurine ne Policine e Shtetit, Gjovalin Loka, qe deri para pak kohesh ka qene drejtues i Policise se Shkodres.

Ndersa, drejtori i Policise se Shkodres, Vehbi Bushati tha se Policia e Shtetit eshte e vendosur per te zhvilluar nje lufte pa kompromis ndaj fenomenit te kultivimit te bimeve narkotike.

Deklaratat erdhen gjate nje mbledhje te zhvilluar ne Prefekturen e Qarkut Shkoder nga Komiteti Rajonal mbi luften kunder kultivimit te bimeve narkotike. Ne kete takim ishin te pranishem drejtues te larte te policise se shtetit dhe institucioneve te Qarku Shkoder.

Lexoni dhe kete

MINISTRI LLESHAJ, TAKIM NE MALESI TE MADHE

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nga Shkodra tha se nuk ka asnjë denoncues për rastin …