Breaking News

KULTIVIMI I BIMEVE NARKOTIKE NE BASHKINE SHKODER

Njësia Administrative Pult në Bashkinë e Shkodrës ka një plan veprimi për luftën dhe parandalimin e fenomenit të bimëve narkotike për vitin 2019. Prezantimi është bërë këtë të premte në mjediset e Bashkisë Shkodër, në prani të përfaqësuesve të Policisë së Shtetit, Prefekturës, Këshillit të Qarkut dhe aktorëve të tjerë të interesuar.

Për secalin nga 7 fshatrat e Njësisë Admninistrative Pult, janë ngritur grupet e punës me mbështetjen edhe të policisë. Administratrori i Njësisë së Pultit, Tom Marku, kërkon nga banorët që të heqin dorë nga kultivimi i bimëve narkotike dhe ti kthehen punësimit përmes shfrytëzimit të burimeve natyrore të zonës.

Bashkia e Shkodrës është e vendosur të minimizojë drejt zhdukjes në territorin e saj fenomenin e kultivimit të bimëve narkotike, në bashkëpunim me të gjitha institucionet.

Lexoni dhe kete

74-VJETORI I VRASJES SE PREK CALIT

Këtë të hënë të 25 marsit është përkujtuar 74-vjetori i vrasjes së Prek Calit. Familjarë, …