Thursday , 22 August 2019

“KULTURA TREGON GJENDJEN AKTUALE TE NJE VENDI”

“Mozaiku Palermo, model i një kopështi planetar” ishte tema e takimit të organizuar në Qendren Rinore Arka në kuadër të aktiviteteve që organizohen nga Akademia e Lidershipit Rinor në Shkodër. I ftuar ishte Andrea Cusumano, ish zv.kryetar i Bashkisë së Palermos për kulturën.

“Historia e Palermos ka ndryshuar rrënjësisht. Palermo që njihej në vitet 50-60-70-80 nuk është më. Mafia si Cosa Nosta egziston sërish por si një organizatë kriminale. Në ato vite mafia ishte një sistem pushteti, që lidhej me politkën, kishte në dorë vendimarrjen, pra e futur në jetën sociale. Sot kjo nuk ndodh, pasi qyteti është hapur. Cosa nostra sot është e izoluar. Eshte një organizatë kriminale si kudo, në Milano, Berlin apo vende tjera. Tani ka kriminalitet të organizuar dhe qyteti i Palermos nuk jeton situatë ndryshe nga qytetet e tjera. Këtë gjë qyteti ka arritur ta tregojë përmes manifestit, pra luftën me të keqe.
Arti dhe kultura shërbejnë ose për të treguar gjendjen aktuale, ose për ti paraprirë asaj që do të vijë. Pra të tregojnë gjërat ose të krijojë rrugë të reja. Rrisku kur ka problematika të ndryshme, mund te jëtë i lartë. Kultura dhe arti, shprehen përmes dimensionit estetik. Kultura është shprehje e zhvillimit të një vendi. Sa më e lirë të jetë shprehja e kulturës, aq mëq shumë tregon vendin e zhvilluar. Nuk duhet të egzistojnë limite të shprehurit të kulturës. Roli i artit shpesh ka qënë të provokojë, nxis debat me publikun.”

Prej vitit 2014 dhe deri pak muaj më pare, Cusumano ishte Këshilltar për Kulturën në Bashkinë e Palermos.

Lexoni dhe kete

SHENGJINI ME I FREKUENTUARI KETE VERE

Plazhi i Shëngjinit ka qenë zgjedhja e duhur e kësaj vere. Kështu mendojnë pushuesit që …