Monday , 26 October 2020

KUPA E REPUBLIKĖS NĖ BOKS MĖ 18-19 DHJETOR NĖ DURRĖS

Fundi I vitit 2015 do t’I gjejė boksierėt e tė gjithė ekipeve tė vendit sėrish nė ring. Pikėrisht pėr garat e Kupės sė Republikės tė cilat do tė zhvillohen nė datat 18 dhe 19 tė kėtij muaji. Federata Shqiptare e Boksit kėtė herė ka zgjedhur qytetin e Durrėsit dhe pikėrisht pallatin e sportit “Ramazan Njala” pėr zhvillimin e kėtij aktiviteti, qė ėshtė I dyti mė I rėndėsishmi pas kampionatit kombėtar.

Boksierėt e Vllaznisė ndėrkohė kanė ditė qė kanė nisur pėrgatitjet pėr kėtė aktivitet. Pas pjesmarrjes sė suksesshme nė disa turne ndėrkombėtarė, ata do tė kėrkojnė t’I bėjnė njė mbyllje tė mirė kėtij viti me njė paraqitje dinjitoze edhe nė garat e Kupės sė Republikės. Trajneri Zef Gjoni dhe stafi I tij ka besim tek paraqitja e sportistėve qė do kenė nė dispozicion pėr kėtė aktivitet ndonėse disa prej titullarėve kanė probleme shėndetėsore dhe ende nuk dihet nėse do jenė tė gatshėm pėr tė marrė pjesė apo jo.

Pavarėsisht kėtij fakti, ekipi I Vllaznisė do tė synojė fitoren edhe tė kėtij trofeu, qė do tė ishte nė fakt Kupa e 21-tė pėr tė. Boksierėt shkodranė siē dihet janė shpallur edhe kampionė kombėtar pėr kėtė vit, nė kampionatin e zhvilluar nė muajin tetor nė Shkodėr, titull ky qė ishte I 20-ti pėr ta dhe kuptohet qė trofeu I Kupės do ta bėnte edhe mė tė bukur mbylljen e kėtij viti. Megjithatė duhet pritur nė ndeshjet qė do tė zhvillohen nė Durrės, pėr ta parė nėse Vllaznia do ta fitojė edhe kėtė trofe apo jo.

Lexoni dhe kete

HIDHET SHORTI, VLLAZNIA FEMRA PƋRBALLƋ KAMPIONES TURKE

Vllaznia e femrave ka mƋsuar emrin e ekipit kundershtar ne turin e pare te Liges …