Breaking News

KUPA E SHQIPËRISË, VLLAZNIA BARAZON 1-1 NË BURREL

Vetëm barazim 1-1 në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë në mes Burrelit dhe Vllaznisë. Takimi është luajtur pasditen e së mërkurës në stadiumin “Liri Ballabani” të Burrelit dhe është karakterizuar nga një luftë e fortë sportive. Trajneri Lika kishte hedhur në fushë thuajse formacionin e tij më të mirë dhe ky ishte një tregues se kuqeblutë dëshironin fitoren në këtë përballje, për të mbyllur që në ndeshjen e parë historinë e kualfikimit. Pjesa e parë ndërkohë, pavarësisht impenjimit të futbollistëve të të dy skuadrave, nuk ka dhuruar gola. Krejt ndryshe e dyta. Që në minutën e 49-të, Vllaznia ka kaluar në avantazh. Një aksion i gjatë i saj që nga mesfusha është konkretizuar me gol nga ana e sulmuesit Zhunior.

Ky i fundit po shndërrohet gradualisht në protagonist të kuqebluve sepse në dy ndeshje, ka shënuar dy gola. Pas këtij momenti, miqtë nga Shkodra e kanë kontrolluar lojën, pavarësisht përpjekjeve të vendasve për të barazuar. Madje, rastet më të pastra i ka patur Vllaznia për të dyfishuar shifrat. Por atë që se bëri ajo, do ta bënte Burreli. Në minutën e 90-të, arbitri i ndeshjes ka akorduar një 11-metërsh për matjanët. Njëri nga lojtarët e tyre është rrëzuar brenda zonës, i papenguar nga asnjë lojtar i Vllaznisë dhe çuditërisht arbitri i takimit ka akorduar 11-metërsh. Një vendim që është shoqëruar me një kontestim të fortë të shkodranëve por që nuk ka vlejtur asgjë sepse ai nuk ka ndryshuar.

Nga pika e bardhë, Xhixhua është treguar i saktë duke barazuar shifrat. Përfundimisht 1-1 por gjithsesi edhe ky rezultat favorizon kuqeblutë për kalimin në turin e dytë sepse ndeshjen e kthimit siç dihet do ta zhvillojnë pas dy javësh në fushën e tyre. Megjithatë ndeshja e djeshme e Kupës, ishte treguesi më i mirë se Vllaznia nuk do ta ketë aspak të lehtë po në Burrel, por këtë herë në takimin e vlefshëm për kampionat ndaj kësaj skuadre.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA FIRMOS EDHE ME PORTJERIN LAÇO

Pas firmës së hedhur me brazilianin Emerson, klubi Vllaznia ka zyrtarizuar mbrëmjen e së premtes …