KUPA E SHQIPËRISË/ VLLAZNIA – BARLETI VOLEJ, SFIDA VENDIMTARE

Kupa e Shqipërisë në volejboll për femrave ka hyrë në një fazë interesante dhe gradualisht tashmë po profilizohen dhe katër ekipet që do të vijojnë më tej rrugëtimin për fitimin e këtij trofeu. Në grupin A, skuadra e dytë që do të vazhdojë luftën për këtë trofe përveç Mirditës, do të dalë nga ballafaqimi në mes Vllaznisë dhe Barleti Volej. Një sfidë shumë e fortë dhe padyshim interesante por ndërkohë këtu dy ekipe janë ndeshur edhe më parë për kampionat dhe në të pat triumfuar ekipi shkodran. Trajneri  Mark Kroqi është i bindur se vajzat që ai drejton mund t’ia dalin të fitojnë sërish sepse janë të përgatitura për këtë gjë…

Në këtë ndeshje të rëndësishme, volejbollistet e Vllaznisë pritet të kenë edhe mbështetjen e tifozëve shkodranë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Drejtuesit e ekipit po mendojnë për të forcuar skuadrën edhe me lojtare të tjera me të cilat Vllaznia do të ketë më shumë pretendime megjithatë e rëndësishme për momentin është kualifkimi për në turin final të Kupës së Shqipërisë.

Lexoni dhe kete

RUDI VATA ANALIZON SEZONIN E KATEGORISË SUPERIORE

Tirana u bë kampione në momentin që Egbo u bë trajner i kësaj skuadre. Kështu …