Tuesday , 19 November 2019

KUPA E SHQIPËRISË/ VLLAZNIA KALON NË TURIN E DYTË

Dy gola të shënuar që në pjesën e parë I kanë mjaftuar Vllaznisë për ta fituar edhe ndeshjen e kthimit të turit të parë të Kupës së Shqipërisë, atë ndaj Burrelit të luajtur pasditen e së mërkurës në stadiumin “Loro Boriçi” dhe për t’u kualifkuar për në turin tjetër të këtij kompeticioni. Kuqeblutë kanë fituar 2-0 me gola të shënuar nga brazilianët Uenderson dhe Emerson në minutat 22 dhe 24 të ndeshjes.

Përveç këtyre golave, ekipi shkodran ka patur edhe shumë raste të tjera shënimi megjithatë lojtarët e sulmit të saj kanë neglizhuar para portës kundërshtare. Për trajnerin Mirsad Jonuz, kjo ndeshje ia arriti qëllimit të saj.

Nga ana tjetër, zëvendëstrajneri I Burrelit Kastriot Rama deklaroi se objektivi I kësaj skuadre është fokusuar tek kampionati dhe ajo nuk e ka patur shumë mendjen tek kupa.

Në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë Vllaznia do të ndeshet me Flamurtari I cili ka fituar thellësisht sot 5-0 ndaj Veleçikut duke u kualifikuar dhe ai për në turin tjetër të këtij kompeticioni.

Lexoni dhe kete

VOLEJBOLL/ VLLAZNIA RIGJEN FITOREN, MUND 3-1 SKËNDERBEUN

Pas humbjes javën e kaluar në Tiranë ndaj Farkës, ekipi i Vllaznisë në volejboll për …