Wednesday , 20 June 2018

KUPA/ VLLAZNIA U-19 FITON 2-1 NDAJ PARTIZANIT

Vllaznia U-19 ashtu siç kishte premtuar trajneri Zmijani një ditë përpara, ka arritur të fitojë ndaj Partizanit në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Shqipërisë dhe të kalojë në turin tjetër. Kuqeblutë kanë fituar me rezultatin 2-1 përballë të kuqve në ndeshjen e luajtur në Kamëz. Ata kanë shënuar që në minutën e 2-të me anë të sulmuesit Ildi Gruda dhe me këtë gol do të mbyllej pjesa e parë. Edhe e dyta dominohet nga shkodranët që shënojnë në minutën e 85-të edhe golin e dytë me anë të mesfushorit Eridon Qardaku dhe ndonëse Partizani shënon në shtesë të vetmin gol me anë të Haxhiut, ai nuk i mjafton për të barazuar shifrat. Përfundimisht 2-1 për Vllazninë U-19 që kalon në gjysmëfinale dhe tashmë është në pritje të mësimit të kundërshtarit të rradhës, të cilin padyshim që do të tentojë ta mundë edhe atë sepse objektivi i këtij ekipi është fitimi i Kupës.

Ndryshe nga Vllaznia U-19, ajo U-17 nuk ka arritur dot të dalë në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Kjo ngaqë nuk arriti dot të kalojë Kukësin ndaj të cilit u mund me 11-metërsha. Koha e rregullt ka përfunduar në barazim 1-1. Të dy golat u shënuan në pjesën e parë. Fillimisht nga Barbullushi për Vllazninë dhe pas pak minutash barazoi Bytyçi për kukësianët. U mendua se do të kishte edhe gola të tjerë por nuk ka ndodhur kështu dhe kësisoj të dy ekipet iu drejtuar pikës së bardhë të 11-metërshave për të shpallur fituesin e kësaj ndeshje. Pas gjuajtjes së tyre ka qenë Kukësi që ka fituar 4-2 duke u kualifikuar për në turin tjetër. Vllaznia kësisoj detyrohet të hapë krahun ndonëse u mendua në pamje të parë një ndeshje e lehtë ndaj këtij kundërshtari por nuk ka ndodhur kështu. Tashmë kuqeblutë duhet të fokusohen tek kampionati ku mbajnë vendin e parë në renditje.

Lexoni dhe kete

LIKA: VLLAZNINË E RRËZUAN NJERËZ TË FUQISHËM NË SHKODËR

Kapiteni I Vllaznisë Gilman Lika për herë të parë pas një muaji nga rënia e …