KUPONI TATIMOR, MBYLLET NJE RESTORANT NE SHKODER

Hetimi Tatimor Shkodër vijon kontrollet në bizneset e qytetit për lëshimin e kuponit tatimor. Pikërisht për këtë, mbrëmjen e së shtunës është mbyllur Restorant “San Francisco” në qytetin e Shkodrës. Por, pronari i këtij restoranti, Nikolin Shqau prentendon se çdo gjë është në rregull në restorantin e tij përsa i përket dokumentacioneve apo kushtet që duhen plotësuar.

Ndërkohë, një kontroll i tillë është ushtruar edhe më përpara ndaj këtij biznesi dhe Shqau shprehet se mbyllja e tij e dëmton së tepërmi sidomos tashmë që jemi në pikun e sezonit të verës.

Gjoba ndaj këtij restoranti është rreth 500 mijë lekë, ndërkohë që vetë pronari Shqau pretendon se do të ndjekë rrugët ligjore për hapjen e restorantit të tij.

Lexoni dhe kete

PLANI I MASAVE PER SEZONIN VEROR NGA TATIMET

Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve informon per rezultatet e arritura në kuadër të zbatimit të …