Wednesday , 27 June 2018

KUQEBLUTË “E MARRIN ME QEJF”. NË STËRVITJE QË ME 2 JANAR

Ndonëse stërvitja e ekipit të Vllaznisë do të nisë zyrtarisht më datë 5 janar, datë në të cilën përkon edhe nisja e tij drejt Malit të Zi, stërvitja e kuqebluve në fakt nuk është ndërprerë. Futbollistët kanë qëndruar pushim vetëm më 31 dhjetor dhe po ashtu edhe në ditën e parë të këtij viti ndërkohë që nga dita e djeshme, ata kanë qenë të pranishëm në fushën sportive “Reshit Rusi”. Kuptohet që nuk bëhet fjalë për ndonjë stërvitje të mirëfilltë por thjesht sa për të mbajtur formën. Ajo zhvillohet pa praninë e stafit teknik por në krye të futbollistëve është kapiteni Lika.

Trajneri Gjoka në fund të vitit që shkoi u ka lënë secilit prej lojtarëve një plan individual stërvitje me qëllim ruajtjen e formës fizike. Por në fakt, ato kanë vepruar ndryshe duke u bashkuar sëbashku dhe kanë zhvilluar stërvitje në mënyrë të organizuar. Kështu do të veprohet deri të premten kur pastaj Vllaznia do të niset drejt Ulqinit ku do të zhvillojë fazën më intensive të përgatitjeve për gjysmën e dytë të kampionatit. Ndërkohë, sa i takon merkatos, përveç thashethemeve, nuk ka asnjë lëvizje tjetër deri tani tek ekipi shkodran.

I vetmi futbollist që zyrtarisht është i larguar, është mesfushori Edon Hasani që tashmë është pjesë e ekipit Sepahan të Iranit. Ka zëra për interesim edhe për lojtarë të tjerë të Vllaznisë si Çinari, Krymi, Kalaja, apo së fundmi edhe për 18 vjeçarin Hysenaj, por ato janë thjesht zëra deri më tani. Drejtuesit  e klubit e kanë bërë të qartë se nuk do të ketë largime të tjera ndërkohë që po bëhen përpjekjet për të ofruar lojtarë cilësorë në skuadër megjithatë deri më tani askush nuk ka firmosur për skuadrën shkodrane.

Lexoni dhe kete

TË MARTËN ZHVILLOHET ASAMBLEJA E SHUMËPRITUR E VLLAZNISË

Dita e martë do të jetë shumë e rëndësishme për të ardhmen e Vllaznisë. Data …