KUR DO TE NDERHYHET PER RRUGEN E DRISHTIT?

Është premtuar disa herë, por vetëm premtime kanë marrë. Banorët e fshatit Drisht në Njësinë Administrative Postrribë të Bashkisë Shkodër vuajnë prej vitesh amortizimin e rrugës. Një rrugë që shkatërrohet më tepër nga viti në vit dhe askush nuk merr masa për asfaltimin e saj. Janë banorët e zonës që e shprehin një shqetësim të tillë. Po na dëmtohen automjetet dhe kemi marrë vetëm premtime shprehen dy prej tyre.

Kjo rrugë nuk ka një gjatësi të madhe, por mos-asfaltimi i saj vjen si shkak i neglizhencës së pushtetit lokal dhe qëndror. Dhe ato që e vuajnë janë banorët e zonës.

 

Lexoni dhe kete

17 MAJ, DITA BOTERORE E HIPERTENSIONIT

17 maj shënohet si Dita Botërore e Hipertensionit. Për këtë drejtoria e shëndetit publik Shkodër, …