Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi, në një komunikim për mediat, ka treguar se kur një votë quhet e vlefshme në zgjedhjet e 25 prillit.
Emrat nuk do jenë në fletën e votimit, por numrat e kandidatëve të vendosur nga partia.
Një votues mund të zgjedhi partinë ose koalicionin dhe kandidatin e kësaj partie apo këtij koalicioni, pra zgjedhja do jetë brenda partisë së dëshiruar.
Celibashi u ka bërë thirrje partive politike që të zhvillojnë një fushatë të qetë dhe të lejohen qytetarët që të zgjedhin kë ata dëshirojnë.