Tuesday , 21 November 2017

KUR DO TE NISIN PUNIMET NE RRUGEN E DRAÇINIT ?

Kjo eshte nje tabele e vendosur para pak ditesh ne rrugen e Dracinit ne qytetin e Shkodres qe tregon nisjen e punimeve ne kete rruge. Por, tabela eshte vendosur, ndersa punimet nuk dihet kur do te fillojne ne kete rruge.

Pra, kur duhen edhe 17 dite nga perfundimi i punimeve ne kete rruge, sic ishte parashikuar ka ndodhur krejt e kunderta. Punimet nuk kane nisur dhe rruga e Dracinit ne qytetin e Shkodres vijon te mbetet ne te njejten gjendje.
Ky eshte nje investim i Bashkise Shkoder, qe nuk dihet akoma nuk do te nis te zbatohet, teksa rruga ka mbetur ne gjendje te amortizuar. Punetore dhe as mjete te punes nuk ndodhen pergjate kesaj rruge dhe akoma nuk ka nisur as nje lloj punimi, teksa banoret e kesaj lagje jane ne pritje.

Pervec amortizimit te rruges, tashme banoreve te zones i eshte shtuar nje tjeter problem, ai i ujerave te zeza qe kane nisur te dalin ne siperfaqe. E ne kete te nxehte krijohet rreziku per shfaqjen e epidemive te ndryshme.
Banoret kane bere disa here apel per nderhyrje ne kete rruge, dhe tashme mesa duket apeli i tyre do te jete per nisjen e punimeve, sic eshte parashikuar nga pushteti lokal.

Lexoni dhe kete

PROJEKT-BUXHETI 2018, BY-PASS-i DHE VLLAZNIA

Projekt-buxheti i 2018-tes i Bashkise Shkoder vijon te jete ne qender te diskutimeve. Por, per …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin