Danjel (Artan) Lleshi është arrestuar dje nga policia teksa po lëvizte me automjetin e tijë në qytetin e Laçit.42-vjeçari rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.Sipas policisë autoritetet Gjyqësore Italiane kanë lëshuar ndaj tij urdhër arresti të Gjykatës Firenze- Itali për kryerjen e veprave penale, “Shfrytëzim Prostitucioni”, “Migracion i paligjshëm” dhe “Vjedhje”, parashikuar nga nenet përkatëse të Kodit Penal Italian.
Në momentin e arrëstimi 42-vjeçari i cili mbante dy emra, nuk i bërë rezistence policisë.Ai do të qëndroje në dhomat e paraburgimit të komisariatit të Kurbinit, deri në përgatitjen e plotë të dokumentacionit për ekstradim drejt Italisë.