Wednesday , 24 January 2018

KURBIN, EKSPLOZIV “AUDIT” TË TË DËNUARIT PËR VRASJE

Një sasi e pa përcaktuar lëndë eksplozive i është vendosur një automjeti tip Audi, në pronësi të një 61 vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në Fushë Milot, Kurbin, gjatë ditës së djeshme. Policia bën me dije se pronari i mjetit, shtetasi me iniciale N.K, është dënuar më parë për vrasje.

Nga shpërthimi i lëndës plasëse është dëmtuar vetëm automjeti në pjesën e përparme të tij. Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.

“Më më datë 18.07.2017,  në Fushë Milot, Kurbin, në automjetin Audi në pronësi të shtetasit N.K. 62 vjeç,  ( i dënuar më parë për vrasje),  kanë vendosur lëndë eksplozive nga shpërthimi i së cilës ka pësuar dëmtime vetëm automjeti në pjesën e përparme të tij. Nuk ka të lënduar në njerëz”, informon policia.  Grupi hetimor po punon për sqaron e plotë të fakteve dhe rrethanave të ngjarjes si dhe për dokumentimin e arrestimin e autorëve. Ende nuk dihen motivet konkrete.

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET I DENUARI PER VJEDHJE ME PASOJE VDEKJEN

Një 41-vjeçar, i dënuar me 18 vite burg në mungesë nga Gjykata e Kurbinit është …