Wednesday , 17 January 2018

KURBIN, HUMB JETEN I RIU TEKSA PO PLASTE FISHEKZJARRE

Festa e fishekzjarreve ka rezultuar fatale për një 16-vjeçar nga fshati Sanxhak i Kurbinit.K.GJ humbi jeten në rrethana ende të paqarta, ndërsa ngjarja ndodhi pak minuta pas ndërrimit të viteve, duke shënuar dhe viktimen e parë për 2018-ten.Policia bëri me dije se 16-vjeçari kishte hipur në tarracen e shtëpisë për të plasur fishekzjarre dhe më pas është gjetur nga familjaret pa shenja jete me një dëmtim në kokë.

Trupi i pajetë i të miturit u dërgua në morgun e spitalit të Laçit, ndërsa policisë sëbashku me prokurorinë e Kurbinit nisi hetimet në lidhje me ngjarje.Dyshimet e para janë se i riu është goditur nga një plumb qorr ose fishekzjarr, pasi plaga që ka në koke është më e thellë se një dëmtim.Për këtë arsye ata e kanë dërguar trupin e të riut për një ekzaminim më të plotë në Tiranë.Do të jetë jetë eksportiza mjeko-ligjore e cila do të përcaktoje shkakun e vdekjes së 16-vjeçarit me iniciale K.GJ.

Lexoni dhe kete

HETIMI PER ATENTATIN ME BOMBE NE RUS TE SHKODRES

Ende asnje të dyshuar për atentatin me bombë të së shtunes ndaj Lulzim Kullës, pavarësisht …