KURBIN, PERMBYTJET SHKAKTOJNE DEME NE BUJQESI

Puna në sektorin bujqësor është mjaft e vështirë, ndërsa prodhimet e tyre hera herës dështojnë, si kjo e fundit nga fatkeqësitë natyrore Kurbin. I tillë është dhe fermeri nga Fushë Gjormi Hasan Lika, i cili konsiderohet ndër fermerët që ka sipërfaqe të madhe toke bujqësore. Reshjet e ditëve të fundit që përmbyten me dhjetra ha. tokë bujqësore, kanë prekur seriozisht dhe fermën e Hasanit.

Të gjithë kanë patur dëme, ndërsa sektori bujqësor në Kurbin thuajse degradoi, nga përmbytjet, thekson Hasani. Në parcelat me kultura bujqesore të Hasan Likës në Fushë Gjorëm të mbjellat thuajse kanë dështuar.

Katër ditë pas reshjeve ende parcelat janë të mbuluara nga uji, ndërsa asnjë nga autoritetet vendore, nuk ka denjuar të verifikojë dëmet e shkaktuara. Janë dhjetra familje që sigurojnë të ardhurat e tyre nga prodhimet bujqësore, një pjesë e tyre kanë investuar në bujqësi tashmë gjithçka e humbën, ndaj apelohet që institucionet të kthejnë sytë nga kjo zonë.

Lexoni dhe kete

USHQIME TË SKADUARA DHE TË PASIGURTA PËR KONSUM, AKU ASGJËSON RRETH 24 TON PRODUKTE

Trupat inspektuese të AKU-së kanë vijuar edhe gjatë 24 orëve të fundit 330 inspektime dhe …