KURBIN, POLICIA GODET GRUPIN E GRABITESVE

Në vijim të punës për goditjen e grupeve të vjedhjeve gjatë natës si zbardhjen e autorisisë së vjedhjeve të vjetra, Policia e Kurbinit ka arrestuar dy përsona dhe një tjeter është shpallur në kërkim.Oporacioni i koduar “Skuraj” u finalizua mëngjesin e së dieles, ndërkohë në pranga u vunë shtetasit Flakon Tafa, 24 vjeç, dhe Fatjon Tafa , 27 vjeç, të dy banues në Kurbin të dënuar edhe më parë për vjedhje, ndërsa në kërkim është shpallur shtetasi me iniciale F.K 30-vjeç.

Sipas policisë përsonat në fjalë janë autoret e ngjarjes se ndodhur me datë 28.07.2017, rreth orës 03:00, në Skuraj të rrethit Kurbin, ku të armatosur dhe të maskuar, 3 shtetas në bashkëpunim me njëri kanë vjedhur pikën e një karburanti ku kanë marrë shumën monetare 110.000 lekë të rinj.Gjithashtu me datë 28.02.2018, rreth orës 00:20, kanë tentuar të vjedhin po më armë pikën e një karburanti në aksin rrugor Milot – Thumanë.

Për të tre shtetasit e lartpërmendur, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka caktuar me vendimin datë 12.07.2018, masën e sigurisë ” Arrest me burg” për veprat penale ” Vjedhje me armë’ e kryer në bashkëpunim”, ndërsa vazhdon puna hetimore për dokumentimin ligjor të rasteve të tjera të vjedhjeve ku dyshohet se këta shtetas janë autorë.

Lexoni dhe kete

E RENDE NE SHKODER, ÇIFTI GJENDET NE MAKINE TE….

Gjenden te vrare ne Shkoder ish shefi i krimeve te Pukes Burhan Brecani dhe bashkejetuesja …