Friday , 30 October 2020

KURBIN, SEKUESTROHEN 8.3 Kg LENDE NARKOTIKE

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë zhvilluar kontrolle të pandërprera në territorin e qarkut Lezhë.

Si rezultat i kontrolleve është evidentuar dhe goditur një tjetër rast i tentativës për kultivim të kanabisit dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:

K. Gj., 47 vjeç, banues në Adriatik, Kurbin.

Arrestimi i tij u bë pasi ka tentuar të kultivojë bimë narkotike në fshatin Godull, Kurbin. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa nga bimët e dyshuara narkotike canabis sativa.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8.3 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

SHKODRA NË ‘DAREN’ E KRIMEVE TË PA ZBULUARA

Rajoni i Shkodrës dy muajt e fundit ka qenë i përfshirë në ngjarje të rënda …