Tuesday , 18 January 2022

KURBIN, USHTROI DHUNË FIZIKE NDAJ FAMILJARËVE, ARRESTOHET NGA POLICIA

Nga specialistët e Komisariatit të Policisë Kurbin u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Sh., 46 vjeç, banues në Kurbin, pasi në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Nga ana tjetër, Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë proceduan penalisht shtetasit: E. M., banues në Lezhë dhe N. L.,banues në Grudë, Shkodër.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre, në Shëngjin, Lezhë, shërbimet e Policisë u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Gjithashtu, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të kontrolleve për lirimin e plazheve nga shezlongët e vendosur pa leje, konstatuan 2 subjekte që kishin zaptuar hapësirën publike (plazh), duke vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit: N. H., 27 vjeç, banues në Lezhë dhe P. K., 52 vjeç, banues në Kurbin, pasi shërbimet e Policisë konstatuan se në bregdetin e Talës, Lezhë, kishin vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

AVOKATËT E LEZHËS KUNDËR HARTËS SË RE GJYQËSORE

Edhe avokatët e Lezhës kundështojnë projektin e hartës së re gjyqësore, e cila parashikon shkrirjen …