Wednesday , 1 April 2020

KURBINI 1 MUAJ PAS TERMETIT

1 muaj pas tërmetit të 26 nëntorit, në Bashkinë e Kurbinit një nga zonat më të prekura ende nuk ka një vlersim përfundimtar të dëmeve. Në shumë prej pallateve të shpallura të pabanueshem në Laç vijojnë jetojnë njerez, pasi nuk dinë se çfare do të behet me këto objekte dhe pretendojnë se askush sju ka siguruar vendstrehim.

Ndërsa bonusi i qirase për familjet që kanë aplikuar ende nuk është levruar. Shumë prej banoreve thonë se deri në fund të këtij muaji ju kanë kërkuar të dalin dhe nga hotelet ku qëndrojnë të strehuar në Shëngjin. Ata shprehen se kanë gjetur banesat me qira, por nuk kanë para për ti paguar pa u levruar bonusi.

Në Bashkinë e Kurbinit janë qindra familje të ngelura pa strehe nga tërmeti, ndërsa dhe sigurimi i banesave me qira është kthyer në një mision të vështire për ta, pasi numri i banesave është i kufizuar dhe çmimet e qirave janë rritur.

Në Laç janë shpallur të pabanueshem 60 pallate, por vetem 7 prej tyre janë shembur deri më tani, ndërsa për të tjeret ende nuk dihet se si do të veprohet.

Lexoni dhe kete

SITUATA NË BASHKINË SHKODËR, REAGON PËRSËRI ADEMI

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka reaguar sërish për situatën në Bashkinë Shkodër nga Koronavirusi. …