KURBINI PA UJE TE PIJSHEM

Furnizon me ujë të pijshem një pjesë të Durrësit dhe Kavajes përmes stacionit të Fushë-Kuqës, por për vetë banoret e Kurbinit sigurimi i ujit është kthyer në sfidë. Prej ditësh uji i pijshem në qytetin e Laçit dhe zonat përreth rrjedh si me pikatore, e kjo vetem në oraret e përcaktuara.

Prurjet e pakta të ujit në stacionin e pompave të qytetit për shkak të thatesires dhe amortizmi i rrjetit ka sjell këtë situatë. Me rritjen e temperaturave problemi është bërë më evident, duke u kthyer në mjaft shqetësim për banoret.

Situata më e vështire bëhet për familjet që jetojnë në çadra përshkak të dëmtimit të banesave nga tërmeti. Për shkak të mungesës së ujit sigurimi i higjenes në këtë periudhe pandemie është një mision i pamundur për ta.

Për të përmiresuar sadopak furnizimin me ujë të pijshem, Bashkia Kurbin ka nisur një ndërhyrje emergjente për hapjen e një pusi të ri dhe vënien në funksion të tij në një kohë sa më të shpejtë. Gjithashtu po vijon puna për ndërtimin e Ujësjellësit të ri për ti dhënë zgjidhje përfundimtare këtij problemi 30-vjeçar të banoreve të Kurbinit.

Lexoni dhe kete

LAÇI VIJON TE MBETET PA SPITAL

Këto janë pamjet e shembjes së spitalit te Laçit të dëmtuar nga tërmeti i nëntorit. …