Saturday , 31 October 2020

KUSHTET E VËSHTIRA NË ISH-KONVIKTIN E SHKOLLËS VETERINARE

Këto janë kushtet e vështira që banon familja 5 anëtarëshe e Hazir Isaj në qytetin e Shkodrës. Kjo familje jeton në një dhomë të vetme ne ish-konviktin e shkollës veterinare të lagjes Zooteknike.

Kryefamiljari kërkon një banesë të përshtatshme, siç kanë përfituar edhe familjet e tjera në këtë godinë, sepse të gjithë pjesëtarët e familjes janë të papunë.

Me të njëjtën problematikë përballet edhe e moshuara Miser Aga, e cila jeton e vetme.

Apeli i Tv Rozafa shkon në drejtim të Bashkisë Shkodër, që t’u gjejë këtyre familjeve një banesë më të përshtatshme për tu strehuar.

Lexoni dhe kete

GËSHTENJAT E SHKODRËS, TË RREZIKUARA NGA SËMUNDJET

Gështenja shqiptare vitet e fundit është kthyer në produktin më të kërkuar në Itali, por …