Ndërhyrja për shembjen e pallateve të dëmtuara nga tërmeti në lagjen nr.4 të qytetit të Laçit ka sjelle dëmtimin e një objekti privat i cili nuk ishte planifikuar për tu shembur.
Denoncimi është bërë nga pronari i objektit Alfred Syziu sipas të cilit ka të gjithë dokumentacionin dhe askush nuk i është përgiigjur për dëmin e shkaktuar.
Ai e ka referuar rastin në polici, por nuk i është pranuar denoncimi që ka bërë.
Alfred Syziu akuzon Bashkinë e Kurbinit për dëmet e shkaktuara në objektin në pronësi të tij dhe nëse nuk do të ketë reagim paralajmeron se do të bëjë kallëzim penal në prokurori.