Breaking News

LAÇ, SHPERTHEN BOMBULA E GAZIT NE BANESE

Një vajze 24 vjeçare mbeti e plagosur mëngjesin e se martes  nga shpërthimi i një bombole gazi. Ngjarja ndodhi rreth orës 7 e 40 minuta të mëngjesit në banesen e shtëtasit A.G në lagjen numer 2 të qytetit të Laçit. Bombula ishte e vendosur në ballkonin e apartamentit ku ka shpërthyer.

Në momentin e ngjarjes brenda baneses që ndodhet në katin e dytë të pallatit ka qenë 24-vjeçarja me iniciale M.G. Kjo e fundit ka mbetur e lënduar nga shpërthimi dhe është dërguar me urgjence drejt spitalit të traumes në Tiranë ku pasi ka marrë ndihmen e parë mjeksore mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jeten.

Menjëherë pas shpërthimit në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikesit dhe policia të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plot ëtë ngjarjes.Shpërthimi ka qenë i fortë duke shkaktuar dhe dëme të shumta materiale brenda baneses, ndërsa ka krijuar panik dhe tek banoret e pallatit.

 

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET NE PIKEN KUFITARE HANI – HOTIT NJE 32-VJEÇAR

Një 32 vjecar ka rënë në prangat e policisë pasi ka tentuar të kaloi ilegalisht …