Saturday , 27 November 2021

LAÇ, VIJON TE JETE AKTIV ZJARRI NE ISH-FUSHEN E MBETJEVE

Qyteti i Laçit dhe zonat përreth prej tre ditesh janë të mbuluara nga tymi. Zjarri i rënë mesnaten e së premtes në vend depozitimin ilegel të mbetjeve mbi kodrat e qytetit vijon të jetë aktiv.

Për shuarjen e flakeve po punojnë pa nderprerje mjetet e tonazhit të rëndë, duke hedhur dhe në menyre te vëzhdueshme dhera.

Drejtori i Planifikimit Urban ne Bashkine Kurbin Benard Pali thote se flaket jane vënë nen kontroll dhe nuk rrezikohen banesat dhe kurora e gjelbert e qytetit.

Situata e krijuar konsiderohet aspak normale nga banoret e Laçit te cilët thone se ndotja e krijuar është alarmante dhe e rrezikshme për shëndetin e njerëzve.

Ish-fusha e mbetjeve në Laç, që ndodhet në kurorën e gjelbër të qytetit, u përfshi nga flakët mesnaten e së premtes, pikërisht diten kur kryeministri Edi Rama kritikoi ashpër kryetarët e bashkive për pastrimin e territorit.

Ndërkohë prej 18 muajsh ky landfill është mbyllur, pasi Bashkia e Kurbinit i depoziton mbetjet në ate të Bushatit.

Lexoni dhe kete

MORI KRITIKA NGA KRYEMINISTRI EDI RAMA

Pas kritikave të drejtpërdrejta që mori nga kryeministri Edi Rama, Bashkia Malësi e Madhe ka …